Vaksinimi kundër gripit sezonal, sezona 2024-2025
Vaksinimi kundër gripit sezonal është një ndër masat kryesore të parandalimit të sëmundjeve respiratore dhe komplikimeve të lidhura me gripin, veçanërisht te grupet me rrezik lartë të popullatës. Në këtë mënyrë, vaksinimi ndihmon në uljen e përhapjes së gripit, zvogëlon ngarkesën mbi sistemin shëndetësor dhe kontribuon në përmirësimin e shëndetit publik gjatë sezonit të gripit.Ky raport përmbledh të dhënat dhe analizat mbi zbatimin e programit të vaksinimit për sezonin 2024–2025, përfshirë furnizimin me vaksina, shpërndarjen, përfshirjen e grupeve të rrezikut dhe rekomandimet për përmirësim.
Për sezonin 2024-2025 nga MSh janë siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, Vaksinimi ka filluar më 30 shtator 2024 dhe shpërndarja e vaksinave u realizua në të gjitha komunat, bazuar në kërkesat e tyre. Shpërndarja u krye gjatë javës së fundit të shtatorit dhe menaxhimi i saj u bë përmes Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik (SMSF), duke siguruar që vaksinat të arrijnë në mënyrë efikase dhe të drejtë në të gjitha komunat.
Transporti dhe ruajtja janë realizuar duke respektuar zinxhirin e ftohjes dhe kushtet e ruajtjës.
Grupet e rrezikut për vaksinim për sezonen 2024-2025:
Mbulueshmëria sipas grupeve të rrezikut, për sezonen 2024-2025
Nga grupet e rrezikut, me mbulueshmëri më të lartë janë personat mbi 65 vjeç, me çka tregon fokusim korrekt te grupi me rrezik më të lartë për komplikime. Megjithatë, përqindja tregon se ende ka hapësirë për rritje të mbulueshmërisë në këtë kategori. Punëtorët shëndetësorë paraqesin një mbulueshmëri të ulët, me vetëm, gjë që është shqetësuese duke pasur parasysh ekspozimin e tyre të lartë profesional dhe rolin kyç në sistemin shëndetësor. Gratë shtatzëna janë pothuajse të papërfshira në vaksinim çka mund të reflektojë hezitim, mungesë informimi.....Personat me sëmundje kronike nën 65 vjeç përbëjnë një numër të konsiderueshëm por mungesa e përqindjes e bën të vështirë vlerësimin real të mbulimit në këtë grup. Ndësa, fëmijët 6 muaj – 5 vjeç me imunitet të dobësuar janë të përfaqësuar minimalisht me numer shume të ulët.