Vaksinimi kundër meningjitit
Ekzistojnë dy kategori të vaksinave për meningokokun: vaksinat polisakaride me antigjene të serogrupit të kapsulës specifike dhe vaksinat e konjuguara polisakaride-proteinë, të cilat kanë antigjene serogrupi të lidhura me proteinën që ndihmon në rritjen e përgjigjes së sistemit imunitar ndaj vaksinës. Vaksinat konjugate preferohen më shumë se vaksinat polisakaride për shkak të potencialit të tyre për mbrojtjen e tufës dhe aftësisë së tyre të rritur për të gjeneruar imunitet, veçanërisht te fëmijët nën moshën dy vjeçare (kjo është e ngjashme për vaksinat e konjuguara të pneumokokut, shih seksionin 10 të këtij moduli).
Vaksinat kundër meningokokut duhet të ruhen nga +2 °C dhe +8 °C. Vaksinat e polisakarideve jepen përgjithësisht si dozë 0,5 ml nënlëkurë. Vaksinat e konjuguara administrohen në dozë prej 0,5 ml në mënyrë intramuskulare.
Vaksinat kundër meningokokut kanë të dhëna të shkëlqyera të sigurisë. Efektet e rënda anësore me vaksinat polisakaride përfshijnë anafilaksinë e rrallë (një për një milion doza të vaksinës së administruara) dhe reaksione të rralla neurologjike, si konvulzionet. Efektet e lehta përfshijnë reaksione lokale në vendin e injektimit deri në 56% dhe temperaturë në më pak se 5% të tyre (më së shpeshti tek foshnjet).
Vaksinat e konjuguara kanë profile të shkëlqyera të sigurisë. Asnjë efekt anësor i rëndë negativ nuk është shoqëruar me to. Efektet anësore të lehta përfshijnë reaksione lokale në vendin e injektimit, temperaturë dhe shqetësim tek fëmijët.
Sikurse vaksinat e konjuguara ashtu edhe ato polisakaride janë të sigurta dhe efikase kur përdoren tek gratë shtatzëna.
Vaksinat katërvalente të konjuguara (A,C,W135,Y) duhet të administrohen si një dozë e vetme intramuskulare tek individët e moshës mbi dy vjet.
A,C,W135,Y-D është gjithashtu i licensuar për fëmijët e moshës 9 deri në 23 muaj dhe jepet si seri me dy doza në afat kohor prej tre muajsh duke filluar nga mosha nëntë muajshe.
Vaksinat polisakaride duhet të ju administrohen individëve mbi dy vjet si dozë e vetme. Te ne një dozë përforcuese mund t'u jepet personave që udhëtojne në vendet endemike dhe konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të ekspozimit tre deri në pesë vjet pas dozës primare.